Osmani: Sporti është pjesë thelbësore e kulturës dhe e suksesit të vendit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë si një ngjarje tejet të rëndësishme përmes së cilës edhe shpalosen vlerat kulturore të vendit tonë.
Ajo ka thënë gjithashtu që sporti është pjesë thelbësore e sukseseve të Kosovës në përgjithësi.
“Sporti është pjesë thelbësore e kulturës dhe e suksesit të vendit tonë, prandaj organizimi i kampionatit këtu, në kryeqendrën e Kosovës shërben si platformë për ta ndërthurur krenarinë me sukseset e sportistëve tanë duke bërë që kampionati të jetë një ngjarje e pa harrueshme për sportin kosovar. Federata e Xhudos së Kosovës meriton vlerësim të veçantë për punën e jashtëzakonshme ndër vite, për arritjen e rezultateve dhe për organizimin e këtij kampionati.”, tha Osmani.
Ndërsa ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se me këtë organizim po dëshmohet që Kosova ka kapacitete të mëdha për të organizuar evenimente të mëdha sportive.
“Dua ta potencoj një fakt këtu para nënkryetarit të Federatës Evropiane që na ka besuar këtë organizim, i kemi premtuar që nuk do t’i zhgënjejmë, nuk i kemi zhgënjyer, prandaj faleminderit shumë IJU që i ka befasuar Federatës së Xhudos në Kosovë dhe kjo pjesëmarrje këtu e të gjithë juve është dëshmia më e mirë që ne jo vetëm që dimë të organizojmë por edhe duam sportin, e duam xhudon.”, theksoi çeku.
Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, është shprehur i kënaqur sa edhe i befasuar me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos që ka bërë Kosova për këtë vit.
“Në emër të Unionit të xhudos evropiane dhe presidentit tonë ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë juve, dhe më vjen keq për zotin president, ai është shumë i sëmurë dhe është një nga iniciatorët për mbajtjen e këtij eventi në Kosovë. Pra, përshëndetje për ju dhe ju falënderoj federatën kosovare të xhudos në këtë mënyrë… Dëshiroj t’ju falënderoj në emër të të gjithë lojtarëve për atë që keni bërë këtu në Kosovë…Ju keni krijuar programin e xhudos në vendin e Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme për sportin tonë dhe federatën kosovare të xhudos, por po ashtu edhe për Unionin e Xhudos Evropiane. Ne jemi krenar mbi atë që kemi parë këtu, organizimi ishte perfekt, pritjet ishin perfekt”, tha Kneitinger.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy gjigantët evropianë rivalizojnë Barcelonën për transferimin e Xavi Simonsit
Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t’i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme
Milani gjen Shevchenkon e ri, fëmija mrekullibërës ka shënuar 791 gola në tre sezone
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale
Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian
Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re
Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen