LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri parashikon kundërshtarët e ardhshëm për Man Cityn dhe Arsenalin në Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri parashikon kundërshtarët e ardhshëm për Man Cityn dhe Arsenalin në Ligën e Kampionëve

Një kompjuter ka zbuluar çiftet e mundshme në rrethin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, me Arsenal dhe Manchester City që potencialisht do të ballafaqohen me ekipe të forta në raundin e parë të fazës së eliminimeve.

Në xhiron e fundit të fazës së grupeve u shkaktuan mjaft drama, e sidomos në grupin F, aty ku Newcastle dhe PSG arritën që të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 më të mirave.

Pasi morën avantazhin në ndeshjen ndaj Milanit, Newcastle pësoi një humbje të dhimbshme në fund në “St James’ Park”, ndërsa PSG-ja barazoi 1-1 me Borussia Dortmundin në “Signal Iduna Park”, për t’u kualifikuar tutje.


Por, parisienët me shumë mundësi do të ndeshen me një kundërshtar të fortë në 1/16-tat, pasi kanë përfunduar në pozitën e dytë në grup mbrapa Dortmundit.

Në fakt, ata mund të takohen me Manchester Cityn dhe probabiliteti që kjo përballje të bëhet realitet është rreth 14.76 për qind sipas Reddit.

City gjithashtu ka një shans prej 14.75 për qind që të ballafaqohet me Kopenhagën, të cilët kanë avancuar nga grupi A së bashku me Bayern Munichun, ndërsa Manchester United dhe Galatasaray nuk arritën që të kualifikoheshin.

Ndërsa në anën tjetër, Arsenali që siguroi kualifikimin pas fitores së thellë me rezultat 6-0 ndaj Lensit javën e kaluar, me shumë mundësi do të luajnë përballë Leipzigut, me kompjuterin që i ka dhënë një shans prej 20 për qind që të ballafaqohet me ekipin gjerman.

“Topçinjtë” gjithashtu kanë një shans prej 13.59 për qind që të ballafaqohet me PSG dhe Kopenhagën, gjithmonë sipas sistemit kompjuterik./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Sport
Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Ndërkombëtare
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Ligat tjera
Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Premier League
Kalo në kategori