Juventusi humb rastin të marr kreun e renditjes në Serie A, ndalet nga Genoa
Genoa dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 16-të të Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi ndeshjen më mirë, duke rrezikuar e para portën e Genoas.
Federico Chiesa rrezikoi në minutën e 22-të, por gjuajtja e tij nga afër nuk qëlloi cakun.
Në minutën e 27-të, Juve fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Chiesa që shënoi për 1-0.
Më këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dytë. Genoa gjeti golin e barazimit.
Lojë e bukur kolektive e vendasve, ku në fund Albert Gudmundsson shënoi për 1-1.
Pas golit të barazimit, filluan të mungonin rastet e shënimit, pothuajse deri në fund të ndeshjes.
Në minutën e fundit, Bremer dështoi të shënonte nga tre metra, duke mos qëlluar cakun.
Më këtë barazim Juventusi mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se lideri, Interi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251