LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

KFOR: Jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.


Më tej thuhet se “KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”.

Reagimi i KFOR vjen pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duke mos vendosur masa ndaj Serbisë, ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë. /Telegrafi/