LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një grua në Fushë Kosovë

Zhduket një grua në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 11.12.2023 në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.


“Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/