LAJMI I FUNDIT:

Manchester United i gatshëm të emërojë ish-trajnerin e Wolves si zëvendësues të Ten Hag

Manchester United i gatshëm të emërojë ish-trajnerin e Wolves si zëvendësues të Ten Hag

Manchester United raportohet se e ka gjetur zëvendësuesin e Erik ten Hag dhe holandezi pritet të shkarkohet në fund të këtij viti.

Djajtë e Kuq po kalojnë nëpër një sezon të vështirë, me klubin krejtësisht jashtë Evropës dhe që mbetet shumë larg ritmit në garën për titull. Humbja në shtëpi ndaj Bournemouth në fundjavë u pasua nga një tjetër humbje në Teatrin e Ëndrrave, teksa Bayern Munich u dha goditjen e fundit në Ligën e Kampionëve.


53-vjeçari thuhet se ka tjetërsuar një pjesë të dhomës së zhveshjes dhe me tifozët që kanë filluar të kthehen kundër tij, mund të mos kalojë shumë kohë që shefat e Manchester United ta lirojnë nga detyra.

A është me të vërtetë Man United i interesuar për Graham Potter? 
Lexo po ashtu A është me të vërtetë Man United i interesuar për Graham Potter? 

Gazeta spanjolle Relevo ka raportuar se United është gati të emërojë Julen Lopetegui, i cili ka qenë i papunë që nga largimi nga Wolverhampton Wanderers para fillimit të sezonit.

Spanjolli ka drejtuar edhe kombëtaren spanjolle dhe Real Madridin, ndërsa gjatë sezonit 2019/20, ai eliminoi Man United nga Liga e Evropës me Sevillën, rrugës për trofeun në Portugali.

Relevo e ka quajtur Lopeteguin “shumë të pozicionuar” për të marrë postin e trajnerit – dhe me Daily Mail që pretendon një tjetër humbje të rëndë në Liverpool këtë fundjavë mund të ketë “degëzime të rëndësishme për të ardhmen e Ten Hag në klub”, mund të jetë më shpejt sesa mendohet që Lopetegui të marrë drejtimin e ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Real Madridi dhe Liverpooli “në luftë” për lojtarin që ka çmim 100 milionë euro

Real Madridi dhe Liverpooli “në luftë” për lojtarin që ka çmim 100 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori