LAJMI I FUNDIT:

Disa nga xhudistët më të mëdhenj evropianë do të zbarkojnë në Prishtinë

Disa nga xhudistët më të mëdhenj evropianë do të zbarkojnë në Prishtinë

Sytë e xhudos evropiane do të jenë të drejtuar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku për herë të parë do të mbahet Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos.

Derisa xhudistet garojnë në kategorinë deri 57 kilogramë, xhudistët garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë.


Ajo që ka bërë përshtypje të madhe është fondi i madh shpërblyes në këtë garë, ku do të ndahen 300 mijë euro shpërblime, ku secili kampion do të marr 55 mijë euro, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

Shpërblimi deri në 300 mijë euro: Unioni Evropian i Xhudos shkruan për garën që do të mbahet në Prishtinë
Lexo po ashtu Shpërblimi deri në 300 mijë euro: Unioni Evropian i Xhudos shkruan për garën që do të mbahet në Prishtinë

Nuk mbyllet me kaq, pasi që edhe medalistët do të marrin para, duke mos e lënë jashtë as vendin e pestë që do të marr deri në 10 mijë euro.

Unioni Evropian i Xhudos ka shkruar të enjten për xhudistët që do të garojnë të shtunën në Prishtinë, shkruan EJU.

Emra si Nora Gjakova, Eteri Liparteliani (Gjeorgji) dhe Timna Nelson Levy (Izrael), janë emrat e njohur që luftojnë për medalje.

Pretendente e madhe për medalje llogaritet edhe Distria Krasniqi që garon në kategorinë deri 52 kilogramë.

Priscilla Gneto e Francës është emër tjetër i njohur që do të paraqitet në Prishtinë.

Sa i përket xhudistëve, Akil Gjakova do të ketë rrugë të vështirë, bazuar në kalibrin që ofrohet në kategorinë deri 73 kg, ka shkruar Unioni Evropian i Xhudos.

Hidayet Heydarov (Azerbajxhan), legjenda gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvili , Salvador Cases Roca (Spanjë), Manuel Lombardo (Itali) dhe Petri Pelivan (Moldavi), janë disa nga emrat që mund të futen në mesin e garuesve potencial për medalje.

Shumë xhudistët që fituan medalje në Kampionatin Evropian të rregullt, javë më parë, do të kërkojnë suksesin edhe në Prishtinë.

Synimet e garuesve të drejtuar nga Driton Kuka, do të kërkojnë medalje në ngjarjen e parë elitare të xhudos që do të mbahet në Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Premier League
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

La Liga
Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori