LAJMI I FUNDIT:

Georgina Rodriguez eksploron AlUla të Arabisë Saudite me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez eksploron AlUla të Arabisë Saudite me Cristiano Ronaldon
Foto: Screenshot/Instagram

Modelja argjentinase, Georgina Rodriguez, bëri disa postime të enjten në Instagram nga vizita e saj në Alula me partnerin e saj, futbollistin Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja, e cila ndan katër fëmijë me Ronaldon, kishte veshur një abaja gri në disa nga fotot, ndërsa në të tjera ajo zgjodhi një bluzë të bardhë, pantallona të zeza, çizme të zeza dhe një pallto ngjyrë kafe.

“Paqe dhe dashuri në AlUla”, ka shkruar ajo në Instagram.


Foto: Screenshot/Instagram

Çifti gjithashtu shijoi një darkë romantike dhe vizitoi Teatrin Maraya, një vend me shumë qëllime që mban Rekordin Botëror Guinness si ndërtesa më e madhe e pasqyruar me 9740 panele xhami.

Georgina Rodriguez magjeps në veshje të bardhë të ngushtë, fansat: Sa i bekuar Ronaldo me ty
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez magjeps në veshje të bardhë të ngushtë, fansat: Sa i bekuar Ronaldo me ty

Ndodhet 12 km nga vendi i parë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Arabisë Saudite, Hegra.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i Al-Nassr postoi po ashtu fotografi të vizitës së tij të mërkurën.

“I mahnitur nga trashëgimia e jashtëzakonshme njerëzore dhe natyrore e AlUla këtu në Arabinë Saudite”, shkroi ai.


Dyshja u transferuan në Arabinë Saudite në janar kur Ronaldo nënshkroi një marrëveshje me ekipin e futbollit Al-Nassr. /Telegrafi/