LAJMI I FUNDIT:

‘Verë në dimër’ në Spanjë, regjistrohet temperatura më e lartë e dhjetorit – njerëzit ia mësyjnë plazheve, vendpushimet e skive ‘shtyjnë sezonin e tyre’

‘Verë në dimër’ në Spanjë, regjistrohet temperatura më e lartë e dhjetorit – njerëzit ia mësyjnë plazheve, vendpushimet e skive ‘shtyjnë sezonin e tyre’

Spanja ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të dhjetorit me turistë që ia kanë mësyrë plazheve, disa vendpushime të skive që kanë shtyrë sezonin e tyre dhe një rajon madje kërkoi të transportohet ujë për të luftuar një thatësirë të madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me një pjesë të madhe të Evropës Veriore që po përballet me kushtet e dimrit, temperaturat u rritën në 29.9C (85.5F) në Malaga, të martën, mes një vale të tmerrshme të nxehtit.


Të dhënat lokale të motit zbuluan se Valencia, ndërkohë, kishte temperatura maksimale prej 27C (80.6F), ndërsa Alicante arriti një temperaturë pak më të butë 24C (75.2F).

Vala e të nxehtit në bregun jugor të Spanjës vjen pas një vere me katër valë të nxehta kombëtare, mes vitit më të nxehtë në histori.

“Është një nga masat më të ngrohta të ajrit që ka kaluar ndonjëherë në Spanjë në këtë pikë të dhjetorit”, ka thënë Ruben del Campo, një zëdhënës i agjencisë kombëtare të motit AEMET.

Ai shtoi se vapa e papërshtatshme, së bashku me parashikimet e reshjeve të pakta deri në fund të shkurtit, paralajmëruan një sezon “jo shumë të mirë” për sportet dimërore që varen nga bora e bollshme, e cila pasi shkrihet është gjithashtu një burim i rëndësishëm uji për muajt e pranverës dhe verës.

Nxehtësia, e cila pason disa ditë rrymash të ngrohta ajri në të gjithë gadishullin Iberik, tejkaloi rekordin e dhjetorit të mëparshëm nga viti 2010, kur një temperaturë prej 29.4C (84.(F) u regjistrua në Grenada, gjithashtu në rajonin jugor të Andaluzisë.

Sipas AEMET, frekuenca e valëve të të nxehtit është trefishuar në vend gjatë 10 viteve të fundit dhe sezoni i motit veror është rritur me 10 ditë në dekadë që nga vitet 1980. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori