LAJMI I FUNDIT:

Askush si ai, Sergio Ramos thyen një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

Askush si ai, Sergio Ramos thyen një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

Sevilla është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes që pësoi 2-1 në udhëtim te Lens.

Por këtë ndeshje Sergio Ramos do ta mbajë gjatë në mendjen e tij, pasi ka arritur të thyej një rekord të madh në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.


Qendërmbrojtësi spanjoll shënoi me një penallti të ekzekutuar me ‘Panenka’ në këtë sfidë golin e vetëm të skuadrës së tij dhe u bë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampioneve.

Rekordi i mëparshëm ndahej mes tij, Gerard Piques dhe Roberto Carlosit me nga 16 gola, derisa tani Ramos është i vetëm në krye me 17 gola të realizuar në ‘Champions’.

Ky ishte goli i 138 në karrierë në ndeshje zyrtare për Sergio Ramos, një shifër e pabesueshme duke pasur parasysh që ai është qendërmbrojtës.

Ramos zbulon prapaskenat se si i dështoi transferimi te gjiganti anglez vite më parë
Lexo po ashtu Ramos zbulon prapaskenat se si i dështoi transferimi te gjiganti anglez vite më parë

Spanjolli konfirmohet si thuajse i pagabueshëm në gjuajtjet e penalltive, teksa ka realizuar 28 nga 30 të fundit që ka gjuajtur.

Ndërkohë, ka gabuar vetëm një herë nga 12 penalltitë që i ka ekzekutuar në stilin ‘Panenka’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Ndërkombëtare
Mrekullia në barazhin në Bundesligë: Shkrinë humbjen 3-0 nga ndeshja e parë dhe mbeten në elitën e futbollit gjerman

Mrekullia në barazhin në Bundesligë: Shkrinë humbjen 3-0 nga ndeshja e parë dhe mbeten në elitën e futbollit gjerman

Bundesliga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
Nga roli në skuadër te e ardhmja, pensionimi dhe zgjedhja për fituesin e Topit Artë – Modric tregon të gjitha

Nga roli në skuadër te e ardhmja, pensionimi dhe zgjedhja për fituesin e Topit Artë – Modric tregon të gjitha

La Liga
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori