LAJMI I FUNDIT:

Lamtumira e një legjende nga sporti më i bukur në botë – pensionohet Chiellini

Lamtumira e një legjende nga sporti më i bukur në botë – pensionohet Chiellini

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini ka konfirmuar pensionimin nga futbolli duke postuar një video në Instagram me disa nga momentet më të mira të karrierës së tij.

Lajmi u bë i ditur të martën në mëngjes se mbrojtësi italian kishte vendosur t’i jepte fund karrierës së tij si lojtar dhe 39-vjeçari tashmë e ka konfirmuar vendimin e tij përmes llogarive të tij zyrtare në Instagram dhe X.


Ish-mbrojtësi i Juventusit ka postuar një video në Instagram ku tregon momentet më të mira të karrierës së tij.

Chiellini kaloi dy sezonet e fundit në Los Angeles FC, duke fituar një titull MLS sezonin e kaluar.

“Ke qenë rrugëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime”, ka shkruar italiani.

“Ti ke qenë gjithçka e imja. Me ty kam përshkuar një rrugë unike dhe të paharrueshme. Por, tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës”, thuhet më tej në reagimin e tij

Chiellini shënoi 27 gola në 430 ndeshje të Serisë A, duke fituar nëntë Scudetto me Bianconerët. /Telegrafi/