Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ndërkomunal e shumëfunksional me pesë kryetarët e komunave, atë të Podujevës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Graçanicës e Obiliqit.
Ai tha se kjo marrëveshje përfshinë planet e veprimit për secilën fushë të bashkëpunimit. Rama u shpreh se së bashku do të diskutojnë për problemet me qen endacak, menaxhimin e mbeturinave dhe për problemin me trafik urban.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama theksoi se kjo marrëveshje do të paraqes një shembull të mirë të bashkëpunimit të komunave.
“Duke marrë parasysh kërkesat mjaft strikte të Ligjit 04/L-010 për bashkëpunim ndërkomunal u arrit përfundimi se rruga më e mirë, më e shpejt, më praktike dhe më efikase do të ishte që fillimisht të aprovonim marrëveshjet kornizë, në të cilën do të listohen të gjitha fushat e bashkëpunimit. Në të njëjtën marrëveshje të parashihet edhe aprovimi i planeve të veprimit për secilën fushë bashkëpunimi veç e veç. Këto plane të veprimit do të negociohen dhe do të përpilohen nga drejtorët respektiv, përmes shkëmbimeve e takimeve, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e një punëtorie dy-ditore për finalizimin e tyre. Në fund do të organizohen takime të veçanta të kryetarëve për nënshkrimin e këtyre planeve për secilën fushë veç e veç, ose edhe së bashku pa nevojën e aprovimit pasues në asambletë respektive duke i pasur parasysh autorizimet e dala nga kjo marrëveshje kornizë”, deklaroi Rama.
Në marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit ndërkomunal, Rama shtoi se do të diskutohen në thellësi edhe për problemet kyçe të këtyre komunave.
“Do të diskutojmë së bashku në thellësi si mbi vet marrëveshjen, ashtu edhe mbi disa çështje dhe probleme kyçe të cilat jemi ballafaquar gjatë këtyre dy viteve dhe që po vazhdojnë të na sfidojnë edhe sot, siç janë problemet me qen endacak, problemi i menaxhimit të mbeturinave, me theks ndërkomunal këtu por edhe problemi i Trafikut Urban gjithashtu me theks të bashkëpunimit ndërurban. Deri tash kryeqyteti ka ndarë rreth dy milionë euro për trajtimin e qenve endacak, duke përfshirë edhe përcaktimin e parcelës dhjetë-hektarëshe për ndërtimin e parkut kafshëve, për të cilën patëm biseduar edhe në konferencën e parë dhe që parku i kafshëve do të duhej të na shërbente të gjithëve së bashku”, shtoi ai.
Tutje, Rama tha se është funksionalizuar projekti për menaxhimin e mbeturinave dhe është ndarë parcela dhe janë buxhetuar mjetet për qendrën e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave ndërtimore.
Ndërsa, Meghan McCormack nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE) tha se marrëveshjet ndërkomunale janë mekanizëm i rëndësishëm për qeverisjen lokale.
“Me këtë ofron një mundësi të mirë bashkëpunimi për të adresuar çështjet e përbashkëta, siç janë për shembull përfitimet në lidhje me çështjet e qenve endacak….Dhe shërbime më efiçiente për menaxhimin e mbeturinave në shkallë ekonomike dhe shërbimet që tejkalojnë kufijtë administrativ, siç janë trafiku urban. Siç e di edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në momentin që realizohet një marrëveshje ndërkomunale në përgjithësi, ekzistojnë edhe mundësitë të qasjes në fonde shtesë”, u shpreh ajo.
Kjo marrëveshje ndërkomunale është nënshkruar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti dhe i Fushë Kosovës, Besnik Osmani./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'