LAJMI I FUNDIT:

Këto çizme zgjasin këmbët dhe linjën e trupit: Tri modele që mund t’i kombinoni me funde dhe fustane

Këto çizme zgjasin këmbët dhe linjën e trupit: Tri modele që mund t’i kombinoni me funde dhe fustane

Çizmet e larta janë një artikull i domosdoshëm në dollapin e këpucëve kur fillojnë ditët më të ftohta

Ato jo vetëm që ju mbajnë ngrohtë, por janë një pjesë e shkëlqyer e modës që shkon në mënyrë perfekte me funde dhe fustane që janë një hit absolut në rrugë këtë sezon.

Ja cilat janë çizmet që do të jenë në trend këtë vjeshtë dhe dimër.


Çizme me taka

Modelin bazë të çizmeve me taka ose një model të sheshtë mund ta përshtatni pothuajse në çdo veshje. Më të njohurat janë pa dyshim çizmet deri te gjuri me takë të qëndrueshme dhe më të ulët. Ato mund të kombinohen me çdo veshje, nga pantallonat e ngushta deri te fundet dhe fustanet me gjatësi të ndryshme. Gjëja kryesore është t’i kombinoni ato në mënyrë korrekte, transmeton Telegrafi.

Çizme me shollë të sheshtë

Nëse takat nuk janë për shijen tuaj, zgjidhni të njëjtat palë, por me shollë të sheshtë. Është mirë që kur temperaturat bien nën zero, të mbathni çorape moderne të ngrohta prej leshi ose lesh kashmiri, të cilat do të duken paksa mbi çizmet.

Këto janë çizmet më në modë këtë vjeshtë: Nëse i mbathni në pesë mënyra, do të dukeni si një ikonë mode
Lexo po ashtu Këto janë çizmet më në modë këtë vjeshtë: Nëse i mbathni në pesë mënyra, do të dukeni si një ikonë mode

Çizme të ngushta

Një model po aq i popullarizuar në mesin e grave të stilit të rrugës janë çizmet deri në kyçin e këmbës, zakonisht me gjatësi standarde deri te gjuri ose më lart. I theksojnë bukur këmbët dhe i bëjnë më të hijshme, sidomos nëse preferoni modelet me taka të larta. Modele të tilla mund të vishen me funde midi dhe maxi. /Telegrafi/