LAJMI I FUNDIT:

Këto janë çizmet më në modë këtë vjeshtë: Nëse i mbathni në pesë mënyra, do të dukeni si një ikonë mode

Këto janë çizmet më në modë këtë vjeshtë: Nëse i mbathni në pesë mënyra, do të dukeni si një ikonë mode

Shtëpia e modës Miu Miu ka qëlluar në shenjë sërish sa i përket dizajni

Ajo nuk i dizajnoi, por arriti t’i rikthejë në popullaritet duke i përfshirë në koleksionin e saj vjeshtë-dimër.


Nuk ka dyshim që çizmet e çiklistëve do të jenë kudo, ndaj nëse edhe juve ju pëlqejnë, ne ju sjellim ide për të gjitha mënyrat se si mund t’i vishni ato.

Me një mantel lëkure

Çizmet e motorristëve janë bërë për t’u veshur me një xhaketë ose mantel lëkure, nuk ka dyshim për këtë. Manteli i gjatë në stilin e filmit “The Matrix” është gjithashtu një nga tendencat më të mëdha të modës për vjeshtën e vitit 2023, kështu mund të kombinoni dy pjesë që janë në trend dhe të arrini veshjen perfekt, transmeton Telegrafi.

Me një fund maksi

Një fund maksi është ideal për punë, por me çizmet e motorristëve do të marrë një kthesë të papritur. Është e rëndësishme vetëm se si i stiloni këto dy pjesë në dukje të papajtueshme – me një xhaketë të madhe do të keni estetikën e duhur, siç na tregoi influencuesja Gigi.

Me një këmishë të bardhë klasike

Një këmishë e bardhë është me të vërtetë pjesa më e nevojshme që çdo femër duhet të ketë në dollapin e saj dhe kur kombinohet me çizme – arrihet ky efekt tepër i lezetshëm.

View this post on Instagram

A post shared by Jess Me Up 🦋 (@jessmeupp)

Me një triko-fustan

Është një stilim të thjeshtë me çizme motorristësh, të cilat do të duken të shkëlqyera me aksesorët e duhur. Kombinoni triko-fustanin tuaj të ngrohtë me një xhaketë lëkure.

Me xhinse

Duke marrë shkas nga modelja e veshur gjithmonë në mënyrë përrallore, Elsa Hosk, për çdo ditë, thjesht vishni çizmet e modës mbi xhinse, një xhaketë lëkure, triko dhe kapelë, merrni kafenë tuaj të preferuar – dhe jeni gati për pothuajse çdo rast.

View this post on Instagram

A post shared by elsa❤️ (@hoskelsa)

/Telegrafi/