LAJMI I FUNDIT:

“Parat për subvencione, janë para elektorale” – AAK flet për katër skandalet aktuale të Qeverisë Kurti

“Parat për subvencione, janë para elektorale” – AAK flet për katër skandalet aktuale të Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për katër problemet apo siç i ka quajtur ai sakndale që Qeveria e Kosovës nuk është duke i adresuar.

“Tema e parë ka të bëjë me rritjen e kostos së jetesës. Sipas informatave që ne i kemi, rritja e kostos momentalisht është problemi kryesor i secilit qytetar të Kosovës. Të punësuarit në sektorin publik dhe privat me pagat e tanishme janë kthyer në kategori të shoqërisë me probleme të mbijetesës sociale”, tha Tahiri.

Ai shtoi se dikush që ka rrogë 600 euro nuk ka mundësi me përfundu muajin, për shkak se të dhënat e analizës që ne kemi bërë tregon se 80% e njerëzve që kanë pagë mbi 600 euro janë me kredi të ndryshme.


“Inflacioni, rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e secilit artikull ushqimor është duke cenuar standardin e jetës dhe të ekonomive familjare dhe ndikon në rritjen e kostos së secilit prodhim. Parat që janë të dedikuara për subvencione, janë para elektorale që zgjedhin një problem të shkurtë dhe nuk janë investime”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Shefi i deputetëve të AAK-së, shtoi se çështja e dytë që është skandal në vete është rezultati në PISA, që dëshmoi degradimin e arsimit në këtë Qeveri, shkruan Telegrafi.

“Kjo qeveri flet për 20 vjeçarin. Në këto 20 vjet më shumë ka udhëhequr qeveria e LVV-së sesa Aleanca dhe ende flet për këto vite”, tha Tahiri, duke shtuar se kjo qeveri 99% ka pasur teori dhe 1% praktik.

Tahiri tha se si AAK kërkojnë që menjëherë të filloj ndërtimi i infrastrukturës shkollore miqësore për fëmijët, të bëhet rritja e cilësisë së mësimdhënies, zbatimi i aktiviteteve që nxisin kreativitet etj.

“Kjo ministre duhet të dalë dhe të jap llogari se çfarë ka bërë në arsim”, tha ai.

Problemi i tretë, sipas Tahirit lidhet me arrogancën ndaj shtresave vitale të shoqërisë.

“Injorimi dhe ofendimi që i bëhet secilës sindikatë që e kërkon të drejtën e vet. Kjo qeveri arriti që ta qes në rrugë edhe kategorinë më të nderume atë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës”, theksoi Tahiri.

Ai ka shtuar se është e turpshme me dalë me thanë 2200 euro e ka rrogën një polic, kur dihet se asnjëherë nuk iu është rritur rroga.

“Duhet me urgjencë që në këtë buxhet të adresohen amendamentet e AAK-së që kanë të bëjnë me rritjen e koeficientit dhe me sigurimet shëndetësore”, u shpreh Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, më tej theksoi se problemi i katërt ka të bëjë me politikën e jashtme të Kosovës.

“Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është shumë e thjeshtë, tri vite asnjë njohje, asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, të sanksionuar nga BE-ja rroftë Gani Jakupi atij po i del rroga 7 mijë e 500 euro”, tha Tahiri. /Telegrafi/