LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët publikojnë videon e re të palestinezëve të zënë në Gazë, pretendohet se shfaq dorëzimin e armëve

Izraelitët publikojnë videon e re të palestinezëve të zënë në Gazë, pretendohet se shfaq dorëzimin e armëve

Ushtria izraelite publikoi një video që tregon dhjetëra burra në veri të Gazës, megjithëse Hamasi pretendon të kundërtën, të gjithë ata janë anëtarë të kësaj organizate palestineze.

Në videon e publikuar nga ushtria izraelite, njëri prej burrave, i veshur vetëm me të brendshme, shihet teksa dorëzon pushkën, ndërsa dhjetëra persona të tjerë presin në radhë prapa tij, transmeton Telegrafi.

“Ngadalë, ngadalë”, dëgjohet zëri i një ushtari izraelit duke iu drejtuar palestinezëve të zënë në gjuhën arabe.


Për këtë video ka folur edhe komandanti i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.

SHBA miraton shitjen emergjente të 14 mijë predhave në Izrael
Lexo po ashtu SHBA miraton shitjen emergjente të 14 mijë predhave në Izrael

“Po shohim suksese çdo ditë. Çdo ditë shohim gjithnjë e më shumë operativë të Hamasit të vrarë dhe ditët e fundit i shohim ata duke u dorëzuar. Kjo është një shenjë e kolapsit të sistemit dhe një shenjë se ne duhet të punojmë edhe më shumë”, tha Halevi.

Ndaj këtyre videove ka reaguar edhe zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari, i cili tha se shumë anëtarë të Hamasit janë dorëzuar në Gaza.

“Situata në terren është e vështirë dhe udhëheqja e Hamasit mohon realitetin,” tha Hagari.

Ndryshe me rastin e publikimit të fotografive dhe videove të burrave të burgosur ka reaguar edhe Hamasi duke mohuar se ata janë anëtarë të Hamasit.

“Fjala është për civilë të pafajshëm që nuk kanë kurrfarë lidhje me aktivitete ushtarake”, tha zyrtari i Hamasit, Osam Hamdan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Serbia
Mashkull dhe femër në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe femër në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori