LAJMI I FUNDIT:

Kushte ekstreme në fushën e betejës, ushtari rus u pa duke ngrënë borë me lugë

Kushte ekstreme në fushën e betejës, ushtari rus u pa duke ngrënë borë me lugë

Ushtarët rusë si duket po përballen me kushte ekstreme të mbijetesës në vijën e frontit të luftimeve në Ukrainë, e sidomos tani me rënien e temperaturave.

Më së miri e dëshmon kjo video e cila ka bërë xhiron në rrjetin social X, që tregonte një ushtar rus duke ngrënë borë me lugë, transmeton Telegrafi.

Ushtari rus qëndronte i shtrirë dhe ushqehej herë pas here me borë. Nuk dihet nëse ishte i lënduar.


Pamjet u publikuan në rrjetin social X nga një uebfaqe ukrainase që vazhdimisht raporton për zhvillimet në Ukrainë.

Ushtarët rusë vazhdimisht janë ankuar për mungesë furnizimesh dhe për kushte këqija operimi prej se ka filluar lufta në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/