LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula dhe Ya Nina sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Narco”

Ledri Vula dhe Ya Nina sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Narco”

Sapo u publikua kënga e re që bashkon talentin e njohur të Ledri Vulës me atë të artistes së re Ya Nina, duke krijuar një valë të re entuziazmi në tregun e muzikës shqiptare.

Ledri Vula, i njohur si një nga ikonat e muzikës hip-hop dhe repit shqiptar, vijon të mbetet një ndër figurat më të spikatura të skenës me një seri hitesh.


Ndërkohë, Ya Nina po ngjit shkallët e famës me hapa të sigurt, duke mahnitur publikun jo vetëm me talentin e saj si këngëtare por edhe me stilin e saj unik.

Foto: Screenshot/YouTube

Ledri shpalos vargjet me stilin e tij të thjeshtë, por tejet të veçantë. Ai ka arritur të krijojë tekstet që rezonojnë me publikun duke ruajtur esencën e tij muzikore, e cila ka bërë që Ledri të dallohet si një prej artistëve më të mirë në skenën shqiptare.

Nga ana tjetër, Ya Nina shkëlqen në videoklipin e këngës me një paraqitje mahnitëse. Klipi nis me skena të saj në një shtrat, ku ajo vjen e veshur me një stil provokues dhe terësisht joshës.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja ka punuar për të sjellë një videoklip që të jetë në harmoni me karakterin e këngës – interesant dhe unik.

Kombinimi i talentit të Ledrit me energjinë e Ya Ninës ka rezultuar në një bashkëpunim të shkëlqyer që pritet të bëhet një hit, duke lënë një gjurmë të fortë në zemrat e fansave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?

Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?

Magazina
Luizi dhe Geti në një klip me shumë ngjyra - zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre më të ri

Luizi dhe Geti në një klip me shumë ngjyra - zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre më të ri

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori