LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton minimalisht ndaj Fushë Kosovës

Prishtina fiton minimalisht ndaj Fushë Kosovës

Prishtina ka fituar me rezultat 1-0 përball Fushë Kosovës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Emanuel Egbo është kthyer të fitorja pas barazimit ndaj Dukagjinit, pasi kësaj radhe ka mposhtur rivalin rajonal.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët krijuan më shumë dhe gjeten edhe golin e epërsisë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte kapiteni Mërgim Pefqeli, i cili shënoi për epërsinë 1-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mysafirët u këndellen duke krijuar disa raste dhe rrezikuar shpeshherë, por më vonë Prishtina mori veten dhe krijoi rastet e veta për dyfishimin e epërsisë.

Fushë Kosova pati një rast ideal në minutën e 75-të për të barazuar nga penalltia, por Urim Statovci goditi traversën.

Pas këtij rasti, Prishtina mori lojën në dorë duke krijuar shumë raste, sidomos me Hasan Hysenin, i cili në minutat 85’ dhe 86’ pati tri raste ideale, por pa arritur të shënojë dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Prishtinës 1-0.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e pestë me 25 pikë, ndërsa Fushë Kosova zë vendin e fundit me vetme 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit luajnë në udhëtim te Ballkani, ndërsa Fushë Kosova e pret Feronikelin ‘74’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori