LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vendos veto në OKB, reagon ashpër Abbas

SHBA-ja vendos veto në OKB, reagon ashpër Abbas

Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka dorë në krimet e luftës që po kryhen kundër palestinezëve.

Kjo akuzë vjen pasi SHBA-të ka vënë veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.


Ai ka bërë përgjegjës amerikanët për vrasjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, raporton skynews.

Abbas kërkon një zgjidhje paqësore që parasheh edhe krijimin e shtetit të Palestinës
Lexo po ashtu Abbas kërkon një zgjidhje paqësore që parasheh edhe krijimin e shtetit të Palestinës

Pavarësisht se propozimi për armëpushim humanitar në Gazë u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, SHBA-të nuk e përkrahën.

Gjersa 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit u shprehën pro rezolutës për një armëpushim, SHBA ishte vendi i vetëm që shfrytëzoi të drejtën e vetos ndërsa abstenoi Britania e Madhe.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofesivë pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/