Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, deklaroi se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, të cilin e cilësoi si “mister”.
Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë, në një inskenim si grabitje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për rastin, përveç tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë dorasi.
“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave'”, tha ambasadori Westerlund për RTK-në.
I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin Naim Murselit, ai tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.
Westerlund shtoi se është shqetësues numri i madh i rasteve të dhunës të raportuara në polici dhe se femicidi është prezent në Kosovë.
“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, u shpreh ai.
Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës ndodhen nën masën e paraburgimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje