LAJMI I FUNDIT:

Edhe më shumë grafite kundër Putinit shfaqen në Rusi

Edhe më shumë grafite kundër Putinit shfaqen në Rusi

Njoftimi i djeshëm se zgjedhjet presidenciale të Rusisë do të mbahen më 17 mars të vitit të ardhshëm ka nxitur një stuhi aktivitetesh mes figurave të opozitës.

Ndoshta më i shquari është kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, grupi i të cilit, “Fondacioni Anti-Korrupsion”, ka vendosur billborde në qytetet ruse me QR kode që dërgojnë në ueb-faqen e internetit të fushatës së tyre.

Kremlini tregon se çfarë presidenti duhet ta ketë Rusia pas largimit të Putinit
Lexo po ashtu Kremlini tregon se çfarë presidenti duhet ta ketë Rusia pas largimit të Putinit

Por, krahas kësaj skeme, grupi ka nisur një plan të veçantë që u bën thirrje qytetarëve rusë të përdorin mbishkrimet si një mjet për të nxitur opozitën, raporton skynews.


“Ata sugjerojnë që të shpërndahet fjala ‘Rusi’ me një shkrim të caktuar – dhe nëpërmjet kësaj të tregohet se është një mesazh kundër Putinit. Do të ishte interesante të shihje autoritetet lokale duke fshirë emrin “Rusi”, shkruan grupi.

Në një mesazh online, i cili përmban imazhe të grafiteve në qytete të ndryshme ruse, grupi i Navalny tha se “vizatoni grafite! Le të jetë #RusiaPaPutin kudo. Bashkojuni fushatës”.

Ndryshe, Putin ka thënë se sot se do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale ruse, të cilat do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm.

Grupi opozitar me “billboarde” kundër Putinit, pas caktimit datës për zgjedhjet në Rusi
Lexo po ashtu Grupi opozitar me “billboarde” kundër Putinit, pas caktimit datës për zgjedhjet në Rusi

Ai tashmë ka nënshkruar ndryshimet ligjore për zgjedhjet presidenciale të Rusisë që lejojnë votimin në territoret ku është shpallur gjendja lufte për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Të enjten, Putin zhvilloi një takim me zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku ka paralajmëruar ndëshkime të rënda për personat që do të prishin procesin e votimit.

Ndryshe, Putin ka mbajtur poste të vazhdueshme si president ose kryeministër që nga viti 1999. Si kryeministër nga viti 1999 deri në 2000 dhe nga 2008 në 2012 dhe si president nga 2000 deri në 2008 dhe që nga viti 2012 dhe deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori