LAJMI I FUNDIT:

Kremlini tregon se çfarë presidenti duhet ta ketë Rusia pas largimit të Putinit

Kremlini tregon se çfarë presidenti duhet ta ketë Rusia pas largimit të Putinit

Pasardhësi i presidentit rus, Vladimir Putin do të jetë pothuajse identik me paraardhësin e tij, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale në të cilën presidenti aktual pritet të fitojë një mandat të pestë.

Putin, 71 vjeç, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, pritet të shpallë kandidaturën muajin e ardhshëm, pasi ka bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese që i mundësojnë të jetë president edhe për dy mandate të tjera.

I pyetur për pasardhësin e mundshëm të Putinit, me sa duket pas përfundimit të mandatit të gjashtë dhe të fundit në vitin 2036, Peskov tha për kanalin prestigjioz të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë se kandidati duhet të jetë “i njëjtë. Një person tjetër, por i njëjtë (si Putini)”.


Putin ka thënë se do të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit 2024 vetëm pasi parlamenti rus të hap garën gjatë muajit të ardhshëm, raporton themoscowtimes.

Megjithatë, Putin ndërmori një sërë hapash këtë javë duke treguar se përgatitjet për garën presidenciale janë duke u zhvilluar.

Të martën, ai nënshkroi ndryshimet ligjore për zgjedhjet presidenciale të Rusisë që lejojnë votimin në territoret ku është shpallur gjendja lufte për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Të enjten, Putin zhvilloi një takim me zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku ka paralajmëruar ndëshkime të rënda për personat që do të prishin procesin e votimit.

Ndryshe, Putin ka mbajtur poste të vazhdueshme si president ose kryeministër që nga viti 1999. Si kryeministër nga viti 1999 deri në 2000 dhe nga 2008 në 2012 dhe si president nga 2000 deri në 2008 dhe që nga viti 2012 dhe deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Amerika
Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Evropa
Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Amerika Latine
Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Evropa
Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Evropa
Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Azia
Kalo në kategori