LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Isufaj: Ju siguroj që prokuroria do të vazhdojë të punojë pa ndaluar në ndjekjen e të gjitha rasteve për krimet e luftës

Kryeprokurori Isufaj: Ju siguroj që prokuroria do të vazhdojë të punojë pa ndaluar në ndjekjen e të gjitha rasteve për krimet e luftës

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se prokurorët janë duke vazhduar të punojnë me shumë përkushtim për zbulimin e kryerësve të krimeve gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Isufaj para mediave tha se prokurorët po punojnë përkundër sfidave që po përballen, transmeton Telegrafi.


“Ka kaluar një kohë e konsiderueshme, dhe janë krijuar vështirësi në krijimin e kushteve për identifikimin e kryerësve, në këtë rast siguroj qytetarët se prokuroria do të vazhdojë të punojë pa ndaluar në ndjekjen e të gjitha rasteve për krimet e luftës ”, tha ai.

"Masakra e Mejës", prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi
Lexo po ashtu "Masakra e Mejës", prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Ndërsa, prokurorja Drita Hajdari ka bërë të ditur se deri tani prokurorët kanë ngritur 33 aktakuza kundër 89 personave, për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Morina flet për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim
Lexo po ashtu Prokurori Morina flet për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

Ajo tha se Prokuroria Speciale ka marrë kompetencat dikur në vitin 2016, për të pranuar të gjitha rastet në vitin 2018 ku në mesin e tyre ka qenë edhe Masakra e Mejës.

“Sa i përket aktakuzave, ju njoftoj se deri tani prokurorët kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona, më marrjen e kompetencave ishim ballafaquar me shumë problem, e sidomos me rrethanat që kryerësit e këtyre veprave nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre në Serbi, e viktimat dhe dëshmitarët në Kosovë.

E kjo ka ngritur vështirësi, se nuk kemi mundur të ngrisim aktakuza pa i marrë në pyetje, por kjo nuk na ka ndalur, ne kemi zhvilluar hetimet dhe kemi mbledhur provat, kemi intervistuar dëshmitarët”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori