LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i Dafina Zeqirit me Afrim Muçiqin do të publikohet më 14 dhjetor

Bashkëpunimi i Dafina Zeqirit me Afrim Muçiqin do të publikohet më 14 dhjetor
Foto: Screenshot/Instagram

Dafina Zeqiri dhe Afrim Muçiqi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja, të cilët kanë karrierë të bujshme muzikore, do të sjellin ‘remake’ njërën prej projekteve të artistit të mirënjohur.


Ata tashmë kanë sjell edhe një fotografi tjetër nga videoklipi i quajtur “Të du”, i cili pritet të lansohet më 14 dhjetor.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

“Unë të du” në bashkëpunim me Afrim Muçiqin më 14 dhjetor 18:00”, u shpreh ajo.

Dafina Zeqiri shfaqet në studio me Afrim Muqiqin, nxisin dyshimet për një bashkëpunim?
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri shfaqet në studio me Afrim Muqiqin, nxisin dyshimet për një bashkëpunim?

Kjo do të jetë kënga e dytë nga albumi “The Absolute vol.1”.

Besohet që ky bashkëpunim do të pritet mirë, përkundër se këngëtarët i takojnë zhanreve të ndryshme muzikore.

Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e artistëve, të cilët nuk ka dyshim se janë të shumtë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram