Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar të enjten për një aksion gjithëpërfshirës të ndërmarrë në tërë zonën e mbulueshmërisë me qëllim të identifikimit të rasteve të keqpërdorimit të ujit.
Sipas njoftimit, inspektorët rajonalë të ujësjellësit kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e Pejës.
“Në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos keqpërdorimin e ujit, Inspektorët rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, në kontroll dhe verifikim kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një Fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e komunës së Pejës”, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, bëhet e ditur se janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32.
“Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes. Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti procedohet në Prokurori”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251