Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka dënuar me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Sipas vendimit të Gjykatës, atyre do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Ata janë dënuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Të akuzuarve iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € ta paguajnë për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit”, thuhet në komunikatën për media.
Gjykata ka refuzuar kërkesën pasurore juridike të Valon Sylës, pasi që nga të dhënat e grumbulluara në procedurë penale ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për vendosje të plotë apo të pjesshme të kërkesës pasurore juridike, andaj i njëjti nga arsyet e lartëcekura për realizimin e kërkesës pasurore – juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
Aktakuza ndaj L.D, K.H dhe O.H është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 4 gusht të vitit 2023.
“Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse me datë 11.04.2023, rreth orës 23:00, në Prishtinë të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin V.S, për shkak të një publikimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV “T7” dhe që të tre e kishin sulmuar fizikisht me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet tutje.
Më 11 prill të këtij viti, gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga tre persona, duke pësuar lëndime në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra të shoqërisë civile, liderëve institucionalë e Bashkimit Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova