LAJMI I FUNDIT:

Një mbrëmje yjesh, Bebe Rexha shkëlqen pranë Jennifer Lopezit në “ELLE’s Women in Hollywood”

Një mbrëmje yjesh, Bebe Rexha shkëlqen pranë Jennifer Lopezit në “ELLE’s Women in Hollywood”

Jennifer Lopez ishte emblema e festës në festën “ELLE’s Women in Hollywood” në Nya Studios në Los Angeles të martën.

Ylli 54-vjeçar bëri një ‘selfie’ me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “I’m A Mess” u pa duke u përkulur teksa përdorte një dritë speciale në telefonin e saj celular për ekspozim shtesë.

Pak pas kësaj, Bebe postoi rezultatet e ‘selfie’-s në InstaStory të saj.

Spotify publikon statistika të mahnitshme për Bebe Rexhën - këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë gjatë vitit 2023
Lexo po ashtu Spotify publikon statistika të mahnitshme për Bebe Rexhën - këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë gjatë vitit 2023

Por duket se të dyja kanë përfituar shumë nga një filtër i cili i bëri të dukeshin pa të meta në fotografi.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Jennifer buzëqeshte pranë Bebes si të ishin shoqe të vjetra. Kjo vjen pasi Bebe tha se kishte provuar një audicion për një rol në filmin e Jenniferit, “Hustlers”, por nuk e fitoi atë. “Më kontaktuan dhe unë isha si, ‘Ok, po, sigurisht'”, tha ajo.

“Kështu që mora një trajnere për aktrim. Ajo ishte e mahnitshme dhe më mësoi si të aktroj. Ishte shumë e vështirë megjithatë, sepse duhet të jesh serioze”, tha interpretuesja e hiteve botërore.

Bebe Rexha në “ELLE’s Women In Hollywood” (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Rexha provoi për rolin e një “vajze ruse nga New Yorku”, por nuk e fitoi kurrë rolin.

Sidoqoftë, për të ishte mirë sepse nënës së saj nuk i pëlqente që ajo të luante rolin e një striptiste: “Nënës sime nuk i pëlqente kjo”, tha ajo gjatë një interviste në Beats 1 në vitin 2019.

Bebe Rexha në “ELLE’s Women In Hollywood” (Foto: Stefanie Keenan/Getty Images for ELLE )

Pjesën më të madhe të mbrëmjes Lopez ishte me burrin e saj, Ben Affleck.

Çifti u martuan në korrik të vitit 2022 pasi rindezën romancën e tyre në maj të vitit 2020 pas 17 vjetësh të ndarë.

Bebe Rexha në “ELLE’s Women In Hollywood” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for ELLE )

Jennifer shkëlqeu e veshur me një fustan të zi me një pjesë të përparme futuristike nga materiali i kromit që tregonte mjaft nga pjesa e poshtme e gjoksit.

Ndërsa ishte në tapetin e kuq, Lopez i tha Access Hollywood se fustani i saj e bënte të ndihej “e blinduar” dhe “e fuqishme”.

Bebe Rexha në “ELLE’s Women In Hollywood” (Foto: Stefanie Keenan/Getty Images for ELLE )

Jennifer ishte një nga të nderuarat e mbrëmjes si dhe ylli i kopertinës së dhjetorit të revistës. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “ELLE’s Women In Hollywood” (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Bebe Rexha në “ELLE’s Women In Hollywood” (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori