Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK-KDWV), bashkë me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM Kosovo), Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë (FES), si dhe Kantar (Index Kosova), organizuan konferencën “Ndikimi i Liberalizimit të Vizave: Sfidat dhe Mundësitë për Bizneset në Kosovë”.
Në njoftimin për media thuhet se konferenca trajtoi tri tema përgjatë tri paneleve të diskutimit.
“Filloi me një diskutim mbi liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e fuqisë punëtore në Kosovë, duke u pasuar nga një diskutim tjetër me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit mbi pasojat ekonomike të rritjes së lëvizjes së fuqisë punëtore. Dhe në fund paneli i tretë dha rekomandime për politikat e migracionit dhe punësimit”, thuhet në njoftim.
Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive e OEGJK-KDWV, tha se rezultati më i madh i kësaj konference është se u analizuan tema të nxehta që janë shumë të rëndësishme për sektorin privat, në lidhje me migrimin e rregullt dhe mungesën e fuqisë punëtore.
“Kemi pasur fatin të kemi një grup ekspertësh si panelistë në këtë konferencë, të cilët e kanë analizuar në thellësi sfidat dhe mundësitë që ofron liberalizimi i vizave për bizneset në Kosovë”, tha Hasani.
Anna Rostocka, shefe e misionit të IOM Kosovo, e vlerësoi konferencën për nxitjen e diskutimeve mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në punë dhe peisazhin socioekonomik të Kosovës, duke mundësuar palëve të interesuara të zhvillojnë zgjidhje praktike.
“Migrimi kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm duke mundësuar transferimin e aftësive, duke rritur fuqinë punëtore, duke nxitur investimet dhe diversitetin kulturor. Përfshirja e sektorit privat së bashku me subjektet publike është thelbësore për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj migrimit dhe për të adresuar nevojat e tregjeve të punës, individëve dhe komuniteteve. Kjo ngjarje lehtëson ndarjen e njohurive, midis palëve të interesuara, në mënyrë që të maksimizohet përfitimi i migrimit për zhvillim”, tha Rostocka.
Pjesëmarrës tjetër në konferencë ishin përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, i cili e vlerësoi ngjarjen si një gur themeli në fushatën paraliberalizimit të vizave. Teksa, ambasadori gjerman Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave, së bashku me kompani dhe organizata të ndryshme pjesëmarrëse.
“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të ndajë konkluzionet e konferencës me të gjitha palët kyçe, duke kontribuar në qasje optimale për respektimin e rregullave të liberalizimit nga individët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Kjo konferencë, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM Kosovo), Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë (FES) dhe Kantar (Index Kosova), ofroi një përvojë të pasur të ndarjes së njohurive. Pjesëmarrësit përfituan informata të çmuara, shkëmbyen ide dhe krijuan bashkëpunime strategjike për përparimin e komunitetit biznesor në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë