LAJMI I FUNDIT:

Cntraveler rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen vizituar në vitin 2024

Cntraveler rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen vizituar në vitin 2024

Cntraveler, një revistë shumë e njohur për sa i përket udhëtimeve ka renditur edhe Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar me patjetër në Evropë në vitin 2024.

Përzgjedhja e vendeve evropiane u bë në kuadër të sugjerimeve të ekspertëve që posedon revista, transmeton Telegrafi.

Kosova, sipas Cntraveler përshkruhet si një vend me male të mrekullueshme, me peizazhe e zona kodrinore dhe një vend me mikpritje të ngrohtë; një kombinim ideal për ecje shumëditore dhe me shëtitje me biçikletë, shkruan gazeta.


Artikulli thekson rrugën e ardhshme të çiklizmit Trans Dinarica, e cila pritet të hapet në vitin 2024 dhe do të lidhë destinacione të ndryshme të bukura në Kosovë. Në tekst, jepet një përshkrim i shkurtër i kësaj rruge dhe të destinacioneve të përfshira.

Teksti gjithashtu përmend ushqimin tradicional shqiptar, flijën si një pjatë që duhet provuar nga të gjithë vizitorët.

Nuk është hera e parë që Kosova përfshihet në listat e vendeve të rekomanduara për vizitë, pasi mediume të tjera, si The Guardian, kanë promovuar Kosovën si destinacionin e ardhshëm për turistët.

Për artikullin e revistës prestigjioze ka reaguar edhe i pari i qeverisë së Kosovës Albin Kurti si dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të cilët kishin shpërndarë vlerësimin e Cntraveler në rrjetin social X.

“Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë mund të ofrojë vendi ynë”, shkroi Kurti në postimin e tij.

Një reagim të ngjashëm bëri edhe Osmani, e cila u bëri thirrje të gjithëve ta vizitojnë Kosovën.

Cntraveler, sugjeroi edhe një mori vendesh të tjera që duhen vizituar në Evropë për vitin 2024, duke përfshirë disa qytete specifike në Spanjë, Greqi, Portugali, Norvegji, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Kronika e Zezë
Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Politikë
Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Lajme
Kalo në kategori