LAJMI I FUNDIT:

Homazhe në Muzeun Historik Kombëtar – Mirush Kabashi përcillet për në banesën e fundit

Homazhe në Muzeun Historik Kombëtar – Mirush Kabashi përcillet për në banesën e fundit
Foto: Top Channel

Aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi, është përcjellë për në banesën e fundit.

Që nga ora 10:00 deri në 13:00, në nder të tij, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u zhvilluan homazhe.

Në homazhe morën pjesë artistë të njohur, kolegë, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare. Kabashi do të prehet në varrezat e Sharrës.


View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

“Mjeshtër i madh” - të famshmit shqiptarë reagojnë pas vdekjes së Mirush Kabashit
Lexo po ashtu “Mjeshtër i madh” - të famshmit shqiptarë reagojnë pas vdekjes së Mirush Kabashit

Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit” mbylli sytë për të mos u zgjuar më kurrë pas mesnate.

Mirush Kabashi ka gdhendur dhjetëra karaktere të papërsëritshëm në ekran e teatër, një galerie personazhesh që kujtohen dhe janë pjesë e të folurës së përditshme përmes batutave të tyre.

Foto: TopChannel

Aktivist i shumë kauzave sociale, zë i fortë i çështjes kombëtare.

Do të kujtohet gjithnjë për artin e tij dhe gjithçka dha në shërbim të tij dhe shoqërisë. Do të kujtohet edhe me shprehjen e tij “Trupin ç’e do, shpirti ka vlerë”. /Topchannel

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori