LAJMI I FUNDIT:

Fifi rrëfen planet për dasmë si dhe marrëdhënien me ish-partneren e Adisit, Adrola Dushin

Fifi rrëfen planet për dasmë si dhe marrëdhënien me ish-partneren e Adisit, Adrola Dushin

Filloreta Raçi – Fifi ka qenë së fundmi e ftuar në studion e “Live From Tirana”, ku ka folur më shumë për jetën e karrierën profesionale.

Ajo ka diskutuar po ashtu edhe për eksperiencën e saj në spektaklin e vallëzimit, “Dancing With the Stars”.

Mes tjerash, artistja e njohur është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me Adis Patushin dhe nëse kanë në plan një dasmë.


Foto: Instagram

“Ia kam lënë në dorë atij. Nuk ka ardhur akoma propozimi…”, u shpreh Fifi.

Fifi sjell portretin familjar - prezanton për herë të parë djalin
Lexo po ashtu Fifi sjell portretin familjar - prezanton për herë të parë djalin

Këngëtarja nga Ferizaj ka rrëfyer edhe raportin me ish-partneren e Adisit, Adrola Dushin.

View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij”, tha ajo.

Fifi tutje theksoi: “Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba. Unë kam 8 vjet që jam larg familjes time, dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës duhet të jemi njerëzor”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)