LAJMI I FUNDIT:

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku Shqipëria gjendet përballë ‘peshqve të mëdhenj’

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku Shqipëria gjendet përballë ‘peshqve të mëdhenj’

Tashmë dihet se Shqipëria është pozicionuar në grupin B për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, së bashku me gjigantët botërorë si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Shumë rivalitet, por vetëm dy ekipe do të “prejnë” biletën për kualifikim në raundin e ardhshëm.


Këtë grup tashmë e ka komentuar edhe ish-futbollisti i Italisë, Mario Balotelli i cili shprehu besimin e tij të plotë tek “Azzurri”.

"Të gjithë shqiptarët duan të jenë në Gjermani" - Duka flet për mediat italiane rreth Euro 2024 dhe investimeve të mëdha në Shqipëri
Lexo po ashtu "Të gjithë shqiptarët duan të jenë në Gjermani" - Duka flet për mediat italiane rreth Euro 2024 dhe investimeve të mëdha në Shqipëri

“Kush mendon se Italia do të shkojë në shtëpi të mos e ndjek Evropianin. Është kjo kombëtare që i frikëson të gjithë”.

“Në Spanjë, Kroaci, por edhe Shqipëri nuk janë të lumtur të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar. Grupi është në një nivel të lartë, por ne mund t’ia dalim”, ka thënë Balotelli.

Ish-futbollisti i Milanit është paraqitur në 36 ndeshje me kombëtaren e Italisë, ku ka qenë autor i 14 golave.

Spalletti për ndeshjet e Grupit B ku ndodhet edhe Shqipëria: Mund të ishin këto ndeshje çerekfinalesh
Lexo po ashtu Spalletti për ndeshjet e Grupit B ku ndodhet edhe Shqipëria: Mund të ishin këto ndeshje çerekfinalesh

Shqipëria do ta nis rrugëtimin e saj në Euro 2024 pikërisht ndaj Italisë, me sfidën që pritet të luhet më datë 15 qershor në impiantin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Kuqezinjtë marrin pjesë për herë të dytë në grupet e Evropianit dhe ndryshe nga viti 2016, ku u eliminuan për shkak të golavarazhit, këtë herë, aspiratat do të jenë që të paktën të kalohet grupi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori