LAJMI I FUNDIT:

Spalletti për ndeshjet e Grupit B ku ndodhet edhe Shqipëria: Mund të ishin këto ndeshje çerekfinalesh

Spalletti për ndeshjet e Grupit B ku ndodhet edhe Shqipëria: Mund të ishin këto ndeshje çerekfinalesh

Ditë më parë është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Evropian Euro 2024, ku skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.

Kombëtarja e Shqipërisë është shortuar në grupin e ferrit së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë nga vazo e katërt.

Ky short në këtë grup i ka lënë të gjithë të pakënaqur pas secila ndeshje do të jetë më e vështirë se tjetra.


Për këtë është i bindur edhe trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, i cili ka thënë për ‘Sky Sport’ se ndeshjet mes skuadrave të këtij grupi mund të ishin shumë mirë sfida të çerekfinaleve.

Spalletti: Shqipëria një nga më të fortat në qarkullim, po luan futboll të bukur
Lexo po ashtu Spalletti: Shqipëria një nga më të fortat në qarkullim, po luan futboll të bukur

“Duke e parë këtë grup, këto mund të ishin ndeshje çerekfinalesh. Por gjithsesi, të gjitha gjërat duhen përballuar. Ne duhet të bëjmë Italinë, jemi Italia ndaj janë ndeshje që duhet t’i luajmë”, tha Spalletti.

Gjithsesi Spalletti ka thënë se asnjë kundërshtar nuk është i lumtur që ka përballë Italinë.

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve
Lexo po ashtu Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

“Askush nuk do të jetë kurrë i kënaqur kur luan përballë Italisë. Nëse e shohim nëpërmjet syve të të tjerëve, të gjesh Italinë nga vazo e katërt si kundërshtar nuk mund të jetë diçka që i bën të lumtur”.

“Ne duhet të shkojmë atje dhe të tregojmë çfarë nivel skuadre dhe futbolli mund të dhurojmë”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori