Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare (FCA), Ruairi O’Connell.
Guvernatori Ismaili dhe zëvendësguvernatori Dardan Fusha në këtë takim shpalosen planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planit Strategjik, me fokus funksionin e ri për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e mbikëqyrjes së tregut në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në vend.
Në komunikatë thuhet se gjatë këtij takimi, guvernatori Ismaili diskutoi mundësinë e lidhjes së një marrëveshje bashkëpunimi në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, metodologjitë dhe qasjen e avancuar britanike, në gjithëpërfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve, shërbimet digjitale financiare, kripto-asetet, tregjet e kapitalit dhe çështje tjera.
“Po ashtu, është biseduar edhe për shkëmbimin e informative nga tregjet respektive rreth hyrjes së investitorëve potencial në treg apo performancës së tyre’
Pjesë e diskutimit ishin edhe vizitat ndërmjet dy institucioneve me qëllim të ndarjes së njohurive gjatë pjesëmarrjes së ndërsjellët në punëtori të fokusuara dhe konferenca që avancojnë praktikat dhe standardet e kësaj fushe.
O’Connell shprehu gatishmërinë për të trajtuar mundësinë e mbështetjes së BQK-së në realizimin e objektivave dhe planeve të institucionit më të lartë financiar në vend, të parapara sipas mandatit kushtetues dhe ligjor.
Në fund, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e institucionit që drejton për mbështetjen e Britanisë së madhe, në veçanti Bankës së Anglisë dhe Autoritetit Mbikëqyrës Financiar për sistemin financiar dhe BQK-në përmes programeve të mbështetjes me asistencë teknike dhe projekteve në vijim.
Kujtojmë se O’Connell nga viti 2015 deri në vitin 2019 ka shërbyer në detyrën e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Edhe pse nuk duhet ta zotërojnë atë, bankat kanë fituar para të mira nga rritja e madhe e Bitcoinit
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët