Njerëzit që preferojnë të nisin ditën me një filxhan kafeje, e kanë të pamundur të heqin dorë nga kjo traditë.
Kafeina dhuron energji, e bën njeriun të jetë më i vëmendshëm dhe më i motivuar.
Madje sipas disa studimeve, kafeina mundet të përmirësojë edhe aftësitë e të mësuarit dhe ato motorike.
Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk e pini kafenë e mëngjesit si çdo ditë por e ndërprisni atë.
Çfarë ndodh nëse nuk e pini kafenë e mëngjesit
Nëse krejt papritur hiqni dorë nga rituali i pirjes së kafesë në mëngjes, do të ndiheni letargjikë e të plogësht.
Ju mund të ndiheni edhe të hutuar, nervozë, të mërzitur dhe përtacë.
Në shumë raste, do të ndieni dhimbje koke, madje edhe rënie të tensionit të gjakut.
Një analizë studimore e Universitetit Johns Hopkins zbuloi se njerëzit që kanë mungesë kafeine, përjetojnë simptoma të ngjashme me gripin. Këtu përfshihen të përzierat, të vjellat dhe dhimbjet muskulare.
Sipas kësaj analize, trupi krijon një lloj varësie ndaj kafesë, e cila ndonëse nuk është e ngjashme me atë të drogës, mbetet varësi.
Për pasojë, duke qenë se kafeinës i duhen plot 24 orë për të dalë plotësisht nga organizmi, është e logjikshme që njeriu zgjohet me dëshirën për kafe.
Pirja e kafesë konsiderohet si një ritual shoqëror, një moment i paqtë dhe deri diku i gëzueshëm.
Nga ana tjetër, ka arsye të forta përse njeriu duhet të tregohet dorështrënguar me kafenë.
Këtu mund të përmendim rastin e njerëzve që kanë vështirësi në fjetje apo ata që kanë shqetësime me tretjen.
Kohëzgjatja e simptomave të lënies së kafesë
Simptomat e lënies së kafesë janë të ndryshme në bazë të organizmit të individit.
Duke qenë se vetëm aroma e kafesë nxit dëshirën për kafeinë, është tepër e lehtë t’i rikthehesh ritualit të pirjes së kafesë.
Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që njerëzit që duan të lënë kafenë, ta bëjnë atë në mënyrë graduale.
Simptomat e mungesës së kafesë shfaqen 12 deri në 24 orë nga kafeja e fundit që keni pirë dhe arrijnë kulmin në orën e 20-të apo të 51-të që nga pirja e kafesë.
Këto simptoma mund të zgjasin nga dy deri në nëntë ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje