LAJMI I FUNDIT:

Sa kafe pini në ditë? Numri i filxhanëve që mund t’i përmirësojë funksionet e trurit

Sa kafe pini në ditë? Numri i filxhanëve që mund t’i përmirësojë funksionet e trurit
(Foto: Pexels)

Kafeja, në sasitë e duhura, është vërtetuar se është e mirë për ne. Përveçse na jep inkurajim sa herë që kemi nevojë, mund ta zvogëlojë vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet dhe të na ndihmojë të jetojmë më gjatë, të reduktojmë inflamacionin dhe ta zvogëlojmë rrezikun e diabetit. Hulumtimi i ri tregon se si mund ta përmirësojë strukturën e trurit tonë.

Një hulumtim nga Hamburgu studioi trurin e mbi 2.000 njerëzve midis moshës 45 dhe 74 vjeçare duke krahasuar katër grupe njerëzish që thanë se pinin rregullisht:


Dy erëza që mund t’i shtoni në kafe çdo mëngjes për një metabolizëm më të shpejtë
Lexo po ashtu Dy erëza që mund t’i shtoni në kafe çdo mëngjes për një metabolizëm më të shpejtë

më pak se 1 filxhan kafe në ditë

1-2 filxhanë kafe në ditë

3-4 filxhanë kafe në ditë

5-6 filxhanë kafe në ditë

Përfshini në orarin tuaj: Shtatë shprehitë e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë
Lexo po ashtu Përfshini në orarin tuaj: Shtatë shprehitë e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Studimi zbuloi se njerëzit që pinin rregullisht tre deri në katër filxhanë kafe në ditë kishin strukturën më të fortë të trurit kur merren parasysh disa faktorë, duke përfshirë trashësinë e ruajtur të korteksit, e cila përgjithësisht lidhet me inteligjencë më të lartë.

është vërejtur një trend në rritje në përmirësim nga ata që nuk pinin kafe tek ata që pinin më shumë, duke përparuar në çdo nivel, por duke u ulur kur njerëzit pinin tri deri në katër filxhanë kafe në ditë, që tregon një prag për shëndetin e trurit dhe përfitimin kognitiv.

Megjithatë, planifikimi i studimit nuk ishte i përsosur. Autorët theksuan se hulumtimi u krye në një grup relativisht të vogël dhe homogjen. Ata gjithashtu vunë në dukje se ata që pinin më shumë kafe ishin më të shëndetshëm dhe më të arsimuar dhe këta faktorë të mundshëm ngatërrues nuk mund të përjashtoheshin. Gjithashtu nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse kafeja pa kafeinë ka efekte të ngjashme.

Megjithatë, këto gjetje fillestare i shtohen numrit në rritje të provave që mbështesin idenë se kafeja është e mirë për trurin dhe shëndetin e përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori