Përfshini në orarin tuaj: Shtatë shprehitë e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë
Nëse po përpiqeni të humbni peshë, është e rëndësishme se çfarë hani dhe sa jeni aktivë fizikisht gjatë ditës. Por, ka disa rituale specifike të mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Shumë studime kanë konfirmuar se njerëzit që zgjohen më herët janë më të lumtur, ndërsa një studim i botuar në revistën Emotion në vitin 2012 vuri në dukje se ‘tipat e hershëm’ kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të hollë.
Doktori Roger Adams nga Eat Right Fitness thekson se njerëzit duhet të ushtrojnë në mëngjes për të arritur produktivitet më të madh dhe për t’i reduktuar pengesat në kryerjen e detyrave të përditshme, dhe këto rutina të mëngjesit mund të çojnë në humbje të kilogramëve të tepërt.
Mëngjesi plot proteina
Duhet të siguroheni që mëngjesi juaj të jetë i mbushur me sasinë optimale të proteinave. Trupit i duhet më shumë kohë për t’i tretur proteinat sesa karbohidratet ose yndyrat, kështu që këto vakte ju mbajnë të ngopur për disa orë. Përveç kësaj, proteinat ndihmojnë në kontrollin e oreksit, si dhe ekuilibrin e sheqerit në gjak.
Shijoni një filxhan kafe
Kafeina mund t’i japë rutinës së mëngjesit një nxitje të djegies së yndyrës. Një studim, i botuar në vitin 2019 në revistën Scientific Reports, zbuloi se pirja e një filxhani kafeje është e mjaftueshme për ta stimuluar të ashtuquajturin ind dhjamor të kaftë, i cili luan një rol për ta ndihmuar organizmin t’i djegë më shpejt kaloritë.
Ushtrimet
Ushtrimet në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbni më shpejt peshë. Aktivizimi i hershëm çon në marrjen e më pak kalorive gjatë ditës, si dhe një ndryshim më të rëndësishëm në peshë.
Kur studiuesit nga Universiteti i Teheranit ekzaminuan efektet e ushtrimeve aerobike në mëngjes ose në mbrëmje, ata zbuluan se aktivizimi herët çoi në konsumim më të ulët të kalorive, si dhe një ndryshim më të rëndësishëm në peshën e trupit, BMI, trashësinë e rrudhave të lëkurës së barkut dhe perimetrin e barkut. Ata i publikuan gjetjet e tyre në botimin e qershorit 2017 të revistës Clinical Obesity.
Doktor Adams thotë se ushtrimet në mëngjes janë të rëndësishme për kontrollin e oreksit, marrjen e kalorive dhe humbjen e peshës.
Shëtitja
“Gjatësitë e valëve të dritës së mëngjesit janë treguar se ndryshojnë nivelet e hormoneve të ngopjes leptin dhe ghrelin dhe modulojnë yndyrën e trupit”, ka thënë për LiveStrong, Kristin Koskinen, një dietologe me bazë në Richland, Uashington.
Dalja jashtë, qoftë edhe vetëm për disa minuta shëtitje herët në mëngjes, mund të jetë e dobishme për një arsye tjetër. Një studim i vitit 2014 në PLoS One zbuloi se ndryshimet në kohën e ekspozimit të dritës mund ta rritin metabolizmin dhe ta përmirësojnë menaxhimin e peshës.
Përveç kësaj, kalimi i kohës jashtë në mëngjes do ta rritë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit duke rritur nivelet vitaminës D – që mungon te shumica e popullatës.
Caktoni qëllimet tuaja për ditën
Ka një sërë mënyrash se si mund të përfitoni nga praktikimi i të qenit të ndërgjegjshëm duke i kontrolluar rregullisht emocionet, mendimet, ndjenjat dhe ndjesitë tuaja në një përpjekje për të arritur një gjendje të vetëdijes.
Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, të qenit të ndërgjegjshëm aktiv mund ta lehtësojë stresin, ta forcojë kujtesën, ta rritë përqendrimin dhe të çojë në kënaqësinë e marrëdhënies. Një përfitim tjetër? E keni marrë me mend – mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Një studim, i botuar në prill 2014 në Eating Behaviors, zbuloi se trajnimi i ndërgjegjes ishte në gjendje të zvogëlonte, si të ngrënit emocional ashtu edhe të ngrënit e tepruar.
Flini nëse keni nevojë për më shumë gjumë
Shumica prej nesh e dinë se gjumi i mirë i natës është i rëndësishëm për mirëqenien e përgjithshme, por rreth një e treta e të rriturve nuk flenë sa duhet.
Përveç përforcimit të shëndetit tuaj, fjeta nga shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara të gjumit çdo natë, mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni peshë, sipas një studimi të botuar në shkurt 2019 në Current Biology, i cili e lidhi mungesën e gjumit me një rritje të ushqimit pas darkës dhe shtimit në peshë.
Mateni peshën
Njerëzit që mbajnë dietë dhe e peshojnë veten çdo ditë, humbin rreth tri herë më shumë peshë dhe yndyrë trupore, krahasuar me njerëzit që e bëjnë më rrallë matjen e peshës – thotë një studim i publikuar në prill 2016 në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics.
Koha më e mirë e ditës për t’u ngjitur në peshore është menjëherë pasi të zgjoheni dhe të shkoni në tualet – për të marrë rezultatet më të sakta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i mahnitshëm i personalitetit: Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cili është virtyti juaj më i madh
A është në rregull të veshësh rrobat e të ndjerit? Çfarë duhet bërë me to
Ajo çfarë shihni fillimisht në këtë imazh tregon shumë për personalitetin tuaj
Pse duhet të vendosni peshqir në fund të derës kur qëndroni në hotel?
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?
Kopsht në ballkon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit