LAJMI I FUNDIT:

Dy erëza që mund t’i shtoni në kafe çdo mëngjes për një metabolizëm më të shpejtë

Dy erëza që mund t’i shtoni në kafe çdo mëngjes për një metabolizëm më të shpejtë
(Foto: Pexels)

Kafeja është një pije e preferuar nga njerëz të panumërt në mbarë botën për shkak të shijes së saj të pasur dhe efektit të kafeinës.

Megjithatë, rezulton se shtimi i disa erëzave në kafe, jo vetëm që mund ta përmirësojë shijen e saj, por edhe potencialisht ta përshpejtojë metabolizmin tuaj.


Dietologet Sheri Berger dhe Lisa Richards kanë përmendur dy erëza që mund t’ia shtoni kafesë për ta rritur metabolizmin – raporton She Finds.

Domethënë, po flasim për kanellën dhe shafranin e Indisë që mund t’i shtoni në kafe për ta përmirësuar metabolizmin dhe për ta përmirësuar pijen tuaj të mëngjesit.

Pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën
Lexo po ashtu Pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën

Kanella

Kanella, e njohur për shijen e saj të ngrohtë dhe të ëmbël, është një erëz e gjithanshme që ka gjetur përdorim në shumë filxhanë kafeje në mbarë botën. Notat aromatike dhe pak pikante, mund ta përmirësojnë shijen e pijes suaj të mëngjesit. Përveç tërheqjes së saj të kuzhinës, kanella gjithashtu besohet se ka një lidhje të mundshme me një metabolizëm më të shpejtë.

“Studimet kanë treguar se kanella është e dobishme për rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe përmirësimin e sheqerit në gjak dhe nivelet e kolesterolit, të cilat janë çelësi për humbjen e peshës dhe shëndetin e përgjithshëm”, ka thënë Berger.

Richards hyn në detaje dhe shpjegon rolin e kanellës kur bëhet fjalë për metabolizmin: “Kanella mund të ndihmojë në rritjen e metabolizmit përmes disa mekanizmave. Mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke i lejuar trupit të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak në mënyrë më efikase. Kjo, nga ana tjetër, mund t’i zvogëlojë gjasat e ruajtjes së yndyrës dhe të nxitë përdorimin e glukozës për energji. Kanella mund të ketë një efekt termogjenik, që do të thotë se mund ta rritë pak shkallën metabolike duke rritur prodhimin e nxehtësisë së trupit pas konsumimit”.

Çfarë të hani për ta forcuar sistemin imunitar këtë vjeshtë
Lexo po ashtu Çfarë të hani për ta forcuar sistemin imunitar këtë vjeshtë

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë, me aromën tokësore dhe pak piper, është një erëz që ka fituar popullaritet për shijen e unike dhe përfitimet e mundshme shëndetësore. Edhe pse jo një shoqërues tradicional i kafesë, disa individë kanë filluar ta shtojnë në kafenë e tyre, duke krijuar një shije.

Përmban një përbërës aktiv të quajtur kurkuminë që është objekt i hulumtimit për rolin e mundshëm në nxitjen e metabolizmit.

Sipas Berger, ky përbërës shoqërohet me përmirësimin e perimetrit të belit dhe masës trupore.


Përmbledhje 

Kur është fjala për shtimin e këtyre erëzave në kafenë tuaj, Berger rekomandon disa këshilla të dobishme për ta shijuar dhe për t’i maksimizuar përfitimet.

“Kanella mund t’i shtohet kafesë së zier ose kokrrave të ekspresit përpara se të zihet për të arritur përfitimet dhe shijen natyrale të ëmbël.

“Kur shtoni shafran të Indisë në kafe ose espreso, sigurohuni që të shtoni edhe pak piper të zi, pasi është çelësi për përthithjen më të mirë të kurkuminës”, shprehet dietologia duke u bazuar në studime.


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori