LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Marigona Osmanit vitin e kaluar kishte denoncuar në polici Dardan Krivaqën për kanosje, Prokuroria konfirmon se ka zhvilluar hetime

Nëna e Marigona Osmanit vitin e kaluar kishte denoncuar në polici Dardan Krivaqën për kanosje, Prokuroria konfirmon se ka zhvilluar hetime

Dradan Krivaqa në gusht të këtij viti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, trupin e të cilës e kishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt.

Deri tek shpallja e vendimit për burgim të përjetshëm, Krivaqa kishte qëndruar tërë kohën në burg.

Babai i të ndjerës, Marigona Osmani tha për “Kallxo Përnime” se gjatë vitit të kaluar kishin pranuar mesazh kërcënues nga Krivaqa përmes rrjeteve sociale.


“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe këtë vajzën të madhën që e kemi edhe këtë [do t’ia bëj njësoj]. E kemi raportu në Polici, tash janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaroi babai i Marigona Osmanit.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur për Telegrafin e nëna e Marigona Osmanit kishte paraqitur rastin në polici më 21 korrik 2022.

“Referuar pyetjes së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se me 21.07.2022, ankuesja V.O., ka paraqitur në Polici një rast të Kanosjes ku dyshohet se person/a të panjohur përmes rrjetit social “Facebook”, me adresë në emër të Dardan Krivaqes kanë kanosur të njëjtën”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Ferizajt.

Babai i Marigona Osmanit: Dardan Krivaça na kërcënoi nga burgu
Lexo po ashtu Babai i Marigona Osmanit: Dardan Krivaça na kërcënoi nga burgu

Tutje Prokuroria bënë të ditur se kishte pranuar kallëzim penal për veprën penale “Kanosja” dhe se kishte lëshuar urdhëresë për Policinë e Kosovës që të hetoj rastin me qëllim të identifikimit të dyshuarit përmes IP-ve.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar kallëzim penal N.N., për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe konform nenit 83 paragrafi 1 lidhur me nenin 89 të KPP-së, ka lëshuar urdhëresë Policisë së Kosovës- Sektorit të Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Prishtinë duke kërkuar që të ndërmarrin veprime hetimore me qëllim të identifikimit të të dyshuarit nëpërmjet IP-ve apo formave tjera të hetimit dhe zbulimit të llogarisë së përdoruesit të rrjetit social “Facebook”, me anë të cilit rrjet i dyshuari ka kanosur seriozisht të dëmtuarën V.O., dhe tek e cila ka shkaktuar frikë dhe pasiguri”, thuhet tutje në përgjigje.

Marigona Osmani u vra më 22 gushti të vitit 2021. Në orët e para të mëngjesit të asaj dite Osmani ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt pa shenja jete.

Trupi i pajetë i Marigona Osmanit ishte dërguar në Spital nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar shpejt nga aty.

Rasti kishte alarmuar institucionet, të cilat ishin vënë menjëherë në kërkim të të dyshuarve.

Dy ditë pas ngjarjes, Policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin kryesor, Dardan Krivaqën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori