LAJMI I FUNDIT:

Pacolli nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridonës, thotë se gjendet jashtë Kosovës

Pacolli nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridonës, thotë se gjendet jashtë Kosovës

Biznesmeni Behgjet Pacolli sërish ka reaguar për rastin e Liridona Murselit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e saj pasi ndodhet jashtë Kosovës.

Megjithatë, ka shtuar se do t’i takojë familjarët e të ndjerës, posa të kthehet.


“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”.

“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget,  familjaret e bashkëpuntorët e mi vazhdojnë të qëndrojnë  afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”.

“Unë dhe  familja ime e kemi njohur  personalisht Liridonën  dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tone”.

“U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, shkroi Pacolli.