LAJMI I FUNDIT:

“Jam i famshëm që 20 vjet” – Blero i reagon ashpër Bledi Manes në spektakël

“Jam i famshëm që 20 vjet” – Blero i reagon ashpër Bledi Manes në spektakël
Foto: Screenshot/YouTube

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, bëri disa deklarata për banorët në shtëpi.

Ai tha se asnjëri prej tyre nuk është i dashuruar dhe se të gjithë kanë hyrë me qëllime të caktuara.

Shumë nga ta kanë hyrë për t’u bërë të famshëm, disa të tjerë për t’u bërë të pasur e po ashtu edhe për të fituar zemrat e publikut.


Foto: Screenshot/YouTube

“Asnjëri tek ajo shtëpi nuk është i dashuruar, as edhe një njeri, nga i pari tek i fundit. Ju jeni futur brenda për t’u bërë të famshëm, për t’u bërë të pasur, për të ngacmuar njëri-tjetrin, për të gënjyer, për të fituar zemrat e publikut, mos më tregoni mua që e keni lënë jashtë dashurinë e shtëpisë që jeni futur brenda për të torturuar dashurinë, këto janë justifikime fëmijërore, shkoni bëni te LDK, Vetëvendosje kur të bëhet fushata elektorale, por jo në shtëpinë e Big Brother”, iu drejtua Bledi.

Kjo duket se e preku Bleron, i cili i reagoi ashpër opinionistit, duke thënë se është i famshëm që 20 vite.

Foto: Screenshot/YouTube

“Je futur në shtëpinë e Big Brother në Shqipëri për t’u bërë ti i famshëm. Nuk e pranoj. Jam që 20 vjet i famshëm. Je gabim Bledi”, tha Blero teksa shihej i inatosur.

Ky tension i tyre vazhdoi duke replikuar njëri-tjetrin me fjalë të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Magazina
Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Magazina
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

Magazina
Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Magazina
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Magazina
50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

Magazina
Kalo në kategori