LAJMI I FUNDIT:

Ademi pret klubet e Lidhjes Rajonale të Gjilanit, inkurajon për zhvillimin e futbollit

Ademi pret klubet e Lidhjes Rajonale të Gjilanit, inkurajon për zhvillimin e futbollit

Agim Ademi priti sot në takim përfaqësuesit e Lidhjes Rajonale të Gjilanit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të futbollit në nivel rajonal.

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Naser Ajeti e Agim Nura, presidenti Ademi nënvizoi rëndësinë e Lidhjeve Rajonale për klubet, duke përmendur projektet dhe punimet infrastrukturore si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të futbollit.

Ai gjithashtu theksoi rolin e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së, komunave dhe klubeve, si dhe vuri në pah nevojën bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në kuadër të masovizimit dhe zhvillimit të futbollit.


I pari i FFK-së shprehu kënaqësinë që tash e dy vjet ua kanë hequr barrën klubeve për lëndimet e futbollistëve, falë partneritetit të suksesshëm të FFK-së me Sigal Uniqa Group. Ai e vlerësoi sigurimin shëndetësor të futbollistëve si një arritje të rëndësishme për komunitetin e futbollit.

Gjithashtu, kreu i FFK-së në këtë takim u përqëndruar edhe në rëndësinë e identifikimit dhe promovimit të talenteve të reja, duke theksuar se çdo talent duhet të ketë mundësi të hyjë në ekipet e përfaqësueseve të Lidhjeve Rajonale.

Ky takim vjen pas konsolidimit dhe zgjedhjes së organeve të reja në rajonin e Gjilanit pak ditë më parë dhe nevojës për bashkërendim të prioriteteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori