LAJMI I FUNDIT:

Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Me Vanja Gjorçevskën dje është gjetur i vdekur edhe Pançe Zhezhovski, 74 vjeçar. Arsyeja e vrasjes së tij është e njejtë si e 14 vjeçares Gjorçevska, shfrytëzim për para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tre persona në paraburgim për vrasjen dhe rrëmbimin e Vanjës
Lexo po ashtu Tre persona në paraburgim për vrasjen dhe rrëmbimin e Vanjës

Ka folur edhe vajza e viktimës, Zhezhovski, e cila ka thënë për Fokus se viktimat nuk janë njohur mes vete, edhe pse janë vrarë nga persona të njejtë.

“Ne nuk e kemi njohur vajzën personalisht. Unë tashmë nuk di asgjë pasi tashmë jam në stacion policor, dhe e di vetëm një gjë, se babai im ka vdekur dhe është varrosur. Arsyen e dëgjuar nga policia: shfrytëzim për para nuk e kuptoj aspak pasi babai im asnjëherë nuk ka qenë i pasur” thuhet në deklaratën e vajzës së viktimës së dytë.

Gjenden dy persona të vdekur në Maqedoni, një ndër ta edhe e kërkuara Vanja Gjorçevska
Lexo po ashtu Gjenden dy persona të vdekur në Maqedoni, një ndër ta edhe e kërkuara Vanja Gjorçevska

Përndryshe, Zhezhovski është paraqitur si i humbur nga 24 nëntori dhe është gjetur i vdekur në rrethinë të Velesit, së bashku me vajzën që u mobilizua për ta gjetur e gjithë Maqedonia, Vanja Gjorçevska (14). Sipas Prokurorisë dhe MPB-së dy viktimat janë vrarë nga persona të njejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori