LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Komerciale merr vendim, pezullon përsëri punimet në “Rrugën A”

Gjykata Komerciale merr vendim, pezullon përsëri punimet në “Rrugën A”

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për të pezulluar përsëri punimet për ndërtimin e “Rrugës A”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi-Hoti.

Kthehet në rigjykim nga shkalla e dytë e Komerciales, çështja e pezullimit të ndërtimit të “Rrugës A”
Lexo po ashtu Kthehet në rigjykim nga shkalla e dytë e Komerciales, çështja e pezullimit të ndërtimit të “Rrugës A”

Në aktgjykimin e Gjykatës thuhet se është aprovuar kërkesa e paditësit “Pro&CO Group” sh.p.k. dhe është shtyrë ekzekutimi i vendimit të datës 19 prill 2023.


“Shtyhet ekzekutimi i vendimit PSh. nr. 144/23 i datës 19.04.2023, i nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për kërkesëpadinë”, thuhet në aktgjykim.

Pasi çështja u kthye në rigjykim, rinisin punimet në "Rrugën A"
Lexo po ashtu Pasi çështja u kthye në rigjykim, rinisin punimet në "Rrugën A"

Po ashtu, është caktuar seancë përgatitore me datë 20.12.2023 në ora 10:30.

Aktgjykimin e plotë e gjeni këtu. /Telegrafi/