LAJMI I FUNDIT:

Pasi çështja u kthye në rigjykim, rinisin punimet në “Rrugën A”

Pasi çështja u kthye në rigjykim, rinisin punimet në “Rrugën A”

Pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim për ta kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim dhe rivendosje, kanë rinisur punimet në këtë rrugë të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.


Kthehet në rigjykim nga shkalla e dytë e Komerciales, çështja e pezullimit të ndërtimit të “Rrugës A”
Lexo po ashtu Kthehet në rigjykim nga shkalla e dytë e Komerciales, çështja e pezullimit të ndërtimit të “Rrugës A”

“Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot! Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku tutje është shprehur se “vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe”.

“Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot”.

“Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!”, ka përfunduar i pari i LDK-së.

Ndryshe, Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e kanë aprovuar si të bazuar ankesën e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe palëve të interesuara- Komuna e Prishtinës dhe “Sallahu” sh.p.k, duke e kanë kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim dhe rivendosje në dhomën e shkallës së parë.

Vendimi i marrë më 16 nëntor 2023, thotë se çështja kthehet në rivendosje për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave ligjore. /Telegrafi/