LAJMI I FUNDIT:

Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale – BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale – BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Qytetarë të shumtë po raportojnë se për shkak të monedhës 2 euro e cila kohët e fundit në treg po qarkullon në mase të madhe false, shumë prej bizneseve nuk po i pranojnë as monedhën 2 euro që është origjinale.

Madje, disa qytetarë i thanë Telegrafit se as nuk janë në dijeni se ku duhet t’i raportojnë bizneset dhe nëse është shkelje ligjore mospranimi i 2 eurove origjinale.

E në një deklaratë me shkrim për Telegrafin nga Banka Qendrore të Kosovës thonë se nuk mund të kenë informacion lidhur me atë se sa mund të jetë shifra e parave të falsifikuara në treg.


“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka dhe as nuk mund të ketë informacion për numrin e monedhave të falsifikuara në qarkullim meqë ky aktivitet është i jashtëligjshëm dhe vepër penale sipas ligjit.

Të dhënat për rezultatet e luftimit të këtij fenomeni si dhe karakteristikat e specifikat e tyre, mundet t’i siguroni apo merrni nga organet përgjegjëse të sigurisë, me saktësisht Drejtorinë për Hetimin e krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës si dhe Departamentin për Traseologji Forenzike”, thonë nga BQK-ja.


Por, BQK thekson se në kuadër të përgjegjësive të saj është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti, duke ofruar të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale.

“Edhe aktivitetet e ndërmarra së fundi dhe në vazhdimësi kanë kontributin e BQK-së dhe dalin nga ky bashkërendim dhe ndërveprim institucional.

Gjithashtu, edhe aktivitetet e sensibilizimit dhe edukimi i publikut lidhur me shmangien e pagesave në para të gatshme dhe zëvendësimin me instrumente elektronike shkon në drejtim të adresimit të kësaj çështjeje”, thonë nga BQK.

Paratë e falsifikuara, deklaratë e institucioneve: Qytetarët të shmangin përdorimin e 2 eurove, të shfrytëzojnë kartelat bankare
Lexo po ashtu Paratë e falsifikuara, deklaratë e institucioneve: Qytetarët të shmangin përdorimin e 2 eurove, të shfrytëzojnë kartelat bankare

Por, a është kundërligjore që bizneset nuk po i marrin 2 euron metalike në rastet kur është origjinale pasi një monedhë e tillë është zyrtarisht në qarkullim?

Nga Banka Qendrore e Kosovës nuk dhanë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq, Policia e Kosovës po ashtu në një deklaratë me shkrim për Telegrafin thekson se çdo herë kur ka informacion se po kryhet ose është kryer një rast që është i inkriminuar në bazë të Kodit Penal (KP), ndërmerr masat dhe e trajton atë bazuar në procedurat e parapara.

“Edhe rastet e ‘Falsifikimit të parasë’, policia i trajton bazuar në atë që u tha më lartë, përfshirë edhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur për Telegrafin se gjatë vitit të kaluar (2022), policia ka iniciuar 804 raste të ‘Falsifikimit të parasë’, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti (2023) ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste të tilla.​

Ndryshe, ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

Identifikohet grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen në flagrancë 6 të dyshuarit me 85 mijë euro
Lexo po ashtu Identifikohet grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen në flagrancë 6 të dyshuarit me 85 mijë euro

Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike 2 euro të falsifikuara.

Tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës. Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe 7 telefona celularë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën nga një muaj paraburgim ndaj tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe tre shtetasve kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori