Nga: Matthew Henderson / The Telegraph (titulli origjinal: Britain, Russia and America came to grief on the Afghan frontier. Beijing is following in their footsteps)
Përkthimi: Telegrafi.com
Kurrë nuk kanë përparuar fuqitë që zgjedhin të jenë pjesë e lojës së madhe në kufirin midis Pakistanit dhe Afganistanit. Pavarësisht guximit të gjeneralëve dhe trurit të agjentëve politikë, planet e menduara në detaje – qofshin britanike në shekullin XIX, ruse në shekullin XX apo amerikanë në shekullin XXI – në përgjithësi kanë përfunduar në katastrofë dhe tërheqje. Tashti, duket se Kina – e cila prej kohësh e ka trajtuar Pakistanin si klient dhe përfaqësues të saj në shtytjen për një rol përcaktues rajonal, së fundmi edhe përmes Iniciativës Brez dhe Rrugë – po përballet me të njëjtin fat. Si ka ndodhur kjo?
Me shekuj të tërë datojnë ambiciet e Kinës për të kontrolluar dhe dominuar Azinë Jugore. Rivaliteti i saj me Indinë e bëri më tërheqës opsionin e Pakistanit për ndërtimin e varësive ndaj saj, ndërkohë që regjimet kineze me plot vetëbesim kanë shtrënguar kontrollin e tyre në Sinkiang dhe kanë shikuar më në perëndim për ta përhapur fuqinë dhe ndikimin. Me zgjerimin global të fuqisë ekonomike të Kinës, erdhi dëshira për ndikim ushtarak jo vetëm në konkurrencë me Indinë, por me Perëndimin në tërësi. Nëse Kina do të mund të vendoste një bazë detare dhe ekonomike në një port pakistanez pranë ngushticës së Hormuzit, kjo do ta hapte një mundësi të rëndësishme në të dy frontet.
Porti Guadar u mendua të jetë kjo pikënisje, si xhevahir në kurorën e brezit dhe rrugës aziatike dhe si një hinkë e kontrolluar nga Kina për tregti jo vetëm nga fuqia e saj ekonomike, por edhe nga aleatët e saj në Azinë Qendrore. Udhëtimi nga Kina përmes ngushticës së Malakës në gji është rreth 10 mijë kilometra; manovrimi nga Guadari shkurton 7 500 kilometra udhëtim, dhe gjithashtu krijon një rrezik të madh gjeostrategjik. Por, ç’të themi për rrugën tokësore prej 2 500 kilometrave nga Ksinjangu në det, përmes Balokistanit, duke kaluar nëpër kufirin afgan ku nuk sundon ligji?
Anashkalimi i shtypjes së Pekinit ndaj pakicave islamike në Sinkiang, mund të arsyetohet përmes sistemit politik jofunksional pakistanez që është i mbërthyer nga borxhet. Megjithatë, nuk mungojnë luftëtarët në talibanët të Pakistanit që janë të gatshëm të marrin armët në mbështetje të vëllezërve të tyre ujgurë. Së bashku me menaxhimin e paaftë të rezistencës etnike të Pakistanit në Balokistan dhe natyrën qartësisht neokoloniale të marrëdhënieve midis Pekinit dhe Islamabadit, ky korridor ekonomik është futur në vijën e vërtetë të zjarrit.
Kanë pasuar sulmet vdekjeprurëse ndaj inxhinierëve kinezë në infrastrukturë, pavarësisht se ushtarët pakistanezë janë ngritur në këmbë për t’i mbrojtur ata. Veprimet e egra kundër terrorizmit në Balokistan, kanë dështuar në mbrojtjen e kinezëve në një ambient të pakënaqësisë së madhe midis grupeve lokale, të cilët praninë e tyre e shohin si përvetësim të atdheut. Planet e sigurisë së Pekinit janë krejtësisht jashtë mundësive të tyre.
Gjërat edhe më shumë mund të përkeqësohen. Javën e kaluar, një komandant taliban pakistanez njoftoi se nëse nuk paguhet një “taksë” prej pesë për qind për Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistan, projekti masiv i infrastrukturës që lidh Sinkiangun me detin do të “shkatërrohet” – së bashku me punëtorët kinezë dhe pajisjet e tyre.
Historia bën me dije për nevojën për kujdes. Në vitin 1841, William Macnaghten – agjenti politik britanik në Kabul – vendosi të shkurtojë “subvencionet” (ryshfetet) që u paguheshin militantëve vendas. Menjëherë pas kësaj, atij iu pre koka, kaos pasoi dhe filloi tërheqja e parë britanike nga Afganistani. Duket se “Ëndrra e Kinës” e shumëpërfolur po kthehet në një makth të njohur – një makth që mund të përfundojë gjithashtu në një varrezë të palavdishme imperialiste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje