Shumica e bizneseve në Kosovë kanë filluar të pajisjen me mjete për identifikimin e parave origjinale, kjo pasi në treg tash e një kohë janë duke qarkulluar numër i madh i parave false, kryesisht të monedhës 2 euro.
Policia dhe prokuroria janë aktivizuar pasi shumë qytetarë dhe biznese kanë rënë pre e mashtrimeve të parave false, të cilat ishin në treg.
Pak ditë më parë, policia dhe prokuroria realizuan një operacion, ku sekuestruar thasë me 2 euro metalike, në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Për Telegrafin janë deklaruar disa pronarë të marketeve ushqimore, të cilët treguan se pas lajmeve që kanë kuptuar për monedhat false, kanë shtuar kujdesin ndaj parave dhe se po identifikojnë ato përmes magnetit.
Firidije Aliaj, pronare e një dyqani që kryesisht shet pemë dhe perime, tha se kanë blerë një pajisje me magnet e cila lehtësisht zbulon se cilat janë origjinale dhe false.
Siç tha ajo, paratë origjinale nuk ngjiten në magnet, ndërsa falset po.
“Deri dje kemi pranuar të gjitha monedhat 2 euro, por pasi e kemi parë në media që po ka shumë false, atëherë e blemë një magnet që po i identifikon 2 euro se a janë origjinal. Edhe qytetarët po ndihen më të sigurt, kur po e shohin se po i kontrollojmë paratë”, tha ajo.
Ndërkaq, qytetarja Lumnije Komoni, tha se tashmë ka filluar të kontrollojë parat edhe në shtëpi.
“Si qytetare i kam kontrolluar paratë në shtëpi pastaj kam dalur për blerje. Në qendra tregtare po i kontrollojnë, ka ndodhë që i kanë kontrolluar paratë që ua kam dhënë dhe kanë qenë në rregull”, pohoi ajo për Telegrafin.
Kurse, një qytetare tjetër, Rabije Dragusha tha se ka pasur raste kur nuk ia kanë marrë monedhat prej 2 euro.
“Nuk po na i marrin, e me na kthy po na kthejnë. Ka pas raste kur më kanë thënë se i ke false dhe nuk i kanë marrë”, deklaroi ajo për Telegrafin.
Ndërsa, disa biznese tjera në kryeqytet thanë se për shkak të gjendjes së krijuar me monedhat 2 euro, kanë vendosur që mos të marrin para hiq.
Menaxheri i një furre, i cili nuk pranoi të flet publikisht, tha se si biznes po dëmtohen nga paratë false, prandaj as nuk po japin dhe as nuk po marrin për momentin monedhat prej 2 euro.
Ndryshe, policia ka nisur hetimet lidhur me personat që kanë vënë në qarkullim monedhat false. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje