LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Policia e Kosovës e ka “neutralizuar” një të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen e javës së kaluar në një argjendari në Suharekë.

Policia tha se një nga të dyshuarit shtiu me armë zjarri në drejtim të oficerëve policorë gjatë operacionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë, duke e plagosur një nga oficerët.


“Zyrtarët policorë, në vetëmbrojtje, janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar”, tha Policia.

Lidhur me këto zhvillime ka folur edhe ish-polici Ridvan Tahiri, i cili thotë se reagimi i policisë për këtë ngjarje ishte i drejtë.

Plaçkitësit e argjendarisë në Suharekë me të kaluar kriminale, ekspertët: Shteti dështoi, nuk i monitoroi pas burgut
Lexo po ashtu Plaçkitësit e argjendarisë në Suharekë me të kaluar kriminale, ekspertët: Shteti dështoi, nuk i monitoroi pas burgut

“Në fakt e kam cekë edhe para disa dite në një status në Facebook, gjithë policët e Kosovës qofshin njësisë elitare, njësisë të krimeve të ndryshme apo trafikut, momentin që i drejtohet arma e zjarrit polici i Kosovës është i detyrueshëm t’i përgjigjet me armë zjarri”, deklaroi Tahiri në RTV Dukagjini.

“Në fakt, pjesëtarët e njësisë siç janë NJSI, FIT, e kuptojnë që është një njësi elitare dhe shkojnë nëpër aksione të veçanta me rrezikshmëri të lartë edhe kuptohet që momentin që i drejtohet arma e zjarrit një pjesëtari të tyre, qoftë e shkrep apo nuk e shkrep, ata djem janë në gjendje gatishmërie që të hapin zjarr pa paralajmëruar”, shtoi ish-polici.

Tahiri thotë se ka lexuar shumë komente negative për reagimin e policisë së Kosovës për rastin në Suharekë, por që sipas tij ata kanë kryer detyrën sipas protokollit.

“Është e vërtetë që polici paguhet për këtë punë për me mbajt rend dhe disiplinë por nuk paguhet për me dhënë jetën në atë mënyrë siç ka ndodhë në Suharekë”.

Ish-polici ka thënë se për më shumë sukses në punët e policisë duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke komentuar rastin e grabitjes së armatosur të argjendarisë në Suharekë dhe operacionin e sotëm të policisë për kapjen e autorëve të këtij rasti, ka thënë se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës.

Sveçla ka thënë se një javë më parë vendi ynë u terrorizua nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.

“Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori